Prishtina kërkon finalen në Mitrovicë

Basketboll

Prishtina kërkon finalen në Mitrovicë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 12:08
Basketbollistët e Sigal Prishtinës

Ndeshja e tretë gjysmëfinale e play-off-it të Superligës së Kosovës ndërmjet Trepcës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të shtunën në palestrën "Minatori" në Mitrovicë me fillim nga ora 19:00.

Bardhekaltrit udhëheqin me seri 2:0 dhe tani ju duhet vetëm edhe një fitore për të shkuar në finalen e madhe, aty ku e pret Bashkimi, skuadër kjo që e eliminoi Pejën në seri 3:0 të gjysmëfinales së play-off-it të elitës së basketbollit. Kampione në fuqi është Sigal Prishtina, e cila këtë edicion e ka fituar edhe trofeun e Kupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat