Në siklet të finales së parë

Basketboll

Në siklet të finales së parë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 12:09
Pamje nga një ndeshje

Ashtu sic është pritur në finalen e elitës së basketbollit femëror do të takohen Penza-Penti Prishtina. Ndeshja e parë finale në mes këtyre dy skuadrave do të luhet të dielën me fillim nga ora 19:00 në palestrën "Karagaçi" të Pejës. Gjatë pjesës vjeshtore të edicionit 2016/17 këto dy klube janë takuar dy herë dhe në të dyja rastet ka triumfuar Penza. Ndërkaq në pjesën pranverore, një herë ka shënuar fitore Penti Prishtina dhe një herë Penza.

Basketbollistet pejane e kanë përparësinë e terrenit pasi që e kanë përmbyllur edicionin e rregullt në pozitën e parë. Skuadra që shënon 2 fitore stoliset me titullin e kampionit. Kampione në fuqi është Penti Prishtina, basketbollistet e të cilit ekip në shkurt të këtij viti e kanë fituar edhe trofeun e Kupës së Kosovës. Duke marr për bazë rivalitetin që ka mbretëruar gjatë gjithë edicionit ndërmjet këtyre dy klubeve atëherë pritet që në ndeshjet finale të kemi rastin të shohim luftë të fortë në parket nga të dyja taboret, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat