Skuadra e Borea-s nga Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të play-off-it të Ligës së Parë, pasi që të dielën në "Karagaçi" e ka mposhtur Dritën nga Gjilani me rezultat 76:68.
Borea tani është një fitore larg sigurimit të titullit të kampionit në Ligën e Parë, me ç'rast edhe e siguron një vend në Superligën e Kosovës që nga edicioni 2017/18.
Duhet theksuar se ekipi pejan në edicionin e rregullt të Ligës së Parë nuk e ka regjistruar asnjë humbje.
Ndeshja e kthimit do të luhet në mesjavë në Gjilan dhe në rast se triumfon Borea atëherë do të shpallet kampione, por nëse fiton Drita, atëherë duhet të shkohet në ndeshjen e tretë në Pejë, atje ku gjithçka do të zgjidhet përfundimisht sa i përket mësimit të emrit të ri të anëtarit të elitës së basketbollit, raporton FBK:
Duhet theksuar se skuadra që do të humbas finalen do të ketë edhe një shans tjetër për të siguruar një vend në Superligë, duke u përballur me Kerasan Prishtinën në ndeshjet e play-out-it.