Kalaja e pakalueshme për United-in

Basketboll

Kalaja e pakalueshme për United-in

Më: 8 maj 2017 Në ora: 14:02
Ilustrim

Skuadra e Kalajës nga Prizreni në fundjavë ka triumfuar ndaj United Basketball nga Gjilani me shifrat 62:61 në serinë finale të play-off-it të Ligës së Dytë.

Tani ndeshja e kthimit do të luhet në mesjavë në Gjilan.

Skuadra që shënon dy fitore do të shpallet kampione e Ligës së Dytë dhe me këtë rast do të fitoj të drejtën që nga edicioni 2017/18 të bëhet anëtare e Ligës së Parë.

Ndërkaq ekipi që do të humbas finalen do të ketë edhe një shans tjetër për të siguruar një vend në Ligën e Parë, duke u përballur me vendin e shtatë të Ligës së Parë në ndeshjet e play-out-it, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat