Sinani: Nuk kemi përçarje sikur te Prishtina

Basketboll

Sinani: Nuk kemi përçarje sikur te Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:34
Gazmend Sinani

Bashkimi nga Prizreni është në epërsi me 1:0 në seri të fitoreve ndaj kampionit në fuqi, Sigal Prishtina. Prizrenasit janë më të qetë, për faktin se fitorja (76:66) në kryeqytet u jep shumë mundësi që në konak të tyre të vazhdojnë me fitore, në kuadër të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Prishtina përgatitet për revansh dhe të barazohet në seri të fitoreve, në ndeshjen e dytë që do të luhet të mërkurën (pasnesër, në orën 19.00). Basketbollisti i Bashkimit, Gazmend Sinani, ka fjalë miradije për bashkëlojtarët e tij dhe shpreson se do të shënojnë fitore edhe në Prizren.

“Është e vërtet që ndeshjen e parë e mposhtëm Prishtinën, gjë të cilën edhe e kemi pritur se jem përgatitur mirë dhe kemi qenë shumë të motivuar. Jemi fut në ndeshje veç për fitore dhe falë kontributit që e dhamë, ia dolëm dhe i mposhtëm bardhekaltrit”, ka thënë Sinani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Tani dy ndeshje luhen në Prizren, a mendoni se janë një përparësi e mirë për të fituar titullin? “Fakt se ndeshja në Prishtinë ishte një plus i madh për ne që e fituam, po ende është herët me fol se çka do të ndodh në vazhdim përkatësisht të mërkurën kur e kemi ndeshjen e dytë. Nëse arrijmë me mbajt këtë ritëm, besoj që do ia dalim, duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse me një lojë nuk ka mbaruar asgjë, por vetëm jemi në epërsi dhe besoj se do të ia dalim”, thotë Sinani. Një kohë ishit pjesë e Prishtinës...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat