Prizreni lëshoi rastin e artë, Prishtina tani më komode

Basketboll

Prizreni lëshoi rastin e artë, Prishtina tani më komode

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:13
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina ka arritur të triumfoj në palestrën e sportit  në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 78:73 në ndeshjen e dytë finale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi pati shënuar fitore në ndeshjen e luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet, ndërsa tani Sigal Prishtina fitoi në Prizren dhe kështu është barazuar seria finale.

Më të dalluarit në radhët e bardhekaltërve ishin Mike Moser me 21 pikë, 10 kërcime e 3 asistime dhe Jabarie Hinds me 13 pikë.

Në anën tjetër te portokallinjtë më efikasit ishin Justin Black me 22 pikë dhe Kayel Locke me 15 pikë.

Ndeshja e tretë finale do të luhet të premten në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat