Super forma e LeBron James

Basketboll

Super forma e LeBron James

Më: 18 maj 2017 Në ora: 13:19
LeBron James

Kampionët në fuqi kanë fituar ndeshjen e parë finale të Konferencës së Lindjes.

Super forma e LeBron James në playoffin e sivjetmë vazhdoi edhe në ndeshjen e mbrëmshme, ku Cleveland Cavaliers triumfuan në fushën e Boston Celtics 117:104, për të marrë epërsinë në serinë finale të Konferencës së Perëndimit.

‘Mbreti’ James ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Celtics duke realizuar 38 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistim. Te Cavs fantastik ishte edhe Kevin Love që shtoi 32 pikë të tjera, në një fitore tejet të rëndësishme.

Në anën tjetër te Celtics që me këtë disfatë, humbasin përparësinë e fushës zhgënjeu Isaiah Thomas me vetëm 17 pikë të realizuara. Dyshja, Avery Bradley dhe Jae Crawford ishin më të mirët për ekipin nga Massachusetts me nga 21 pikë secili.

Edhe ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në TD Garden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat