Prishtina e fiton takimin e tretë të serisë finale kundër Bashkimit - Bota Sot
Prishtina e fiton takimin e tretë të serisë finale kundër Bashkimit

Basketboll

E premte, 24 nëntor 2017

Prishtina e fiton takimin e tretë të serisë finale kundër Bashkimit

Më: 19 maj 2017 Në ora: 21:16
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka marr epërsinë e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër Bashkimit me rezultat 81-65.

Me një lojë të fortë në mbrojtje dhe sulm më efikas, ‘Plisat’ me meritë triumfuan në takimin e tretë.

Bardhekaltërit gjatë gjithë ndeshjes kishin epërsinë, e cila më e larta u arrit në fund të çerekut të tretë në 11 pikë.

Çereku i parë i takoi vendasve teksa e mbyllën me gjashtë pikë epërsi, gjegjësisht me rezultat 19-13.

Mysafirët shtrënguan radhët e veta, por vendasit e përmbyllën pjesën e parë në dobi të veten me rezultat 36-32.

Edhe në pjesën e dytë më të mirë në parket ishin vendasit që treguan se nivel të lartë të paraqitjes.

Periudha e tretë pati dy pasqyra, ku kampionët aktual vazhduan serinë e shënimeve ndërsa mysafirët nuk mundën të gjenin edhe aq lehtë rrugën e koshit, ku 30 minutshi i tretë përfundoi me rezultat 56-45.

Në dhjetë minutshin e fundit, “Plisave” iu mbeti të menaxhonin lojën dhe këtë ia arritën, ku në fund rezultati në semafor tregonte  rezultatin 81-65.

Basketbollisti më efikas te Prishtina ishte Jabarie Hinds me 15 pikë ndërsa te “Arpagjik’t” ishte Kayel Locke me 20 sosh.

Kujtojmë se ndeshja e katërt do të zhvillohet në Prizren në ora 19:00 gjersa ekipi që siguron tre fitore shpallet kampion.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test