Ndërroi jetë ish-basketbollisti i Kosovës

Basketboll

Ndërroi jetë ish-basketbollisti i Kosovës

Më: 22 maj 2017 Në ora: 13:57
Ilustrim

Në moshën 54 vjeçare, vdiç Riza Zeqiri, ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Riza Zeqiri hapat e parë të basketbollit i ka filluar në shkollën “Zef Lush Marku” në Shkup për të vazhduar më pas në ekipin e Lirisë së Shkupit, ndërsa me të ardhur në studime në Kosovë ai ka luajtur për Bashkimin e Prizrenit në Ligën e Parë B të ish-Jugosllavisë, pastaj për Universitetin e Prishtinës, kurse një periudhë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat