Golden State në finalen e madhe të Ligës NBA

Basketboll

Golden State në finalen e madhe të Ligës NBA

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:48
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Golden State është shpallur kampione në Konferencën e Perëndimit, pasi mundi 4:0 San Antonion në serinë e finaleve. Warriors mundën sot 129:115 Spurs në takimin e katërt final, duke e mbyllur serinë në Perëndim pa asnjë humbje. Golden State i ka fituar 4:0 të gjitha takimet e deritanishme.

Spurs nuk përfituan nga faktori fushë, por sërish u ndje mungesa e Kawhi Leonard, që nuk luajti. Anderson me 20 pikë u dallua për vendasit, ndërkohë që për Golden State u dallua Curry me 36 pikë, mbështetur edhe nga Durant me 29 pikë dhe Green me 16 pikë. Warriors mbrojnë titullin kampion në Perëndim dhe presin fituesin e duelit Cleveland-Boston në Lindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat