Rugova: Prishtina e meriton Champions Leaguen

Basketboll

Rugova: Prishtina e meriton Champions Leaguen

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:56
Fisnik Rugova

Sigal Prishtina është një fitore larg titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll.  Bardhekaltrit udhëheqin me rezultat 2:1 në seri të fitoreve ndaj Bashkimit nga Prizreni. Finalja e katërt e play-off-it do të luhet nesër (19.00) dhe aty mund të përcaktohet kampioni i ri ose do të vazhdojë edhe me finalen e pestë. Kampioni në fuqi është shumë afër titullit, por janë të kujdesshëm, për faktin se e kanë më së të qartë se sa vështirë do të jetë në Prizren. Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Fisnik Rugova, mendon se do të jetë vështirë me Bashkimin, ekip që ka lojtarë mjaft të mirë. Rugova është i bindur se titullin nuk do ta lëshojnë nga dora, duke e marrë parasysh sipas tij, se janë ekip më cilësore.   

“Bota sot”: Sigal Prishtina avancon në seri të fitoreve me rezultat 2:1, a jeni shumë afër që ta mbroni titullin?

Fisnik Rugova: Po, mendoj në dy ndeshjet e fundit kemi shfaqur lojëra më të mira. Në Prishtinë treguam forcën tonë ku ishim në avantazh gjatë gjithë ndeshjes. Ndeshja në Prizren do të jetë e fortë gjithashtu, normalisht ne shkojmë për fitore dhe ta mbrojmë titullin.  Në Prizren pres atmosferë të mirë sportive si në ndeshjen e kaluar dhe normalisht një lojë të fortë.

“Bota sot”: A është Prishtina tani më e qetë?

Fisnik Rugova:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat