Bashkimi e do me çdo kusht fitoren

Basketboll

Bashkimi e do me çdo kusht fitoren

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2017 Në ora: 19:36
Biraj me shokë

Të gjithë e presin më vëmendje ballafaqimi ndërmjet Bashkimit nga Prizreni dhe Sigal Prishtinës. Një ndeshje që mund të përcaktojë nesër në Prizren (19.00) kampionin, por edhe mund të vendoset në fundjavë në rast se triumfon Bashkimi. Sigal Prishtina është në epërsi me rezultat 2:1 në seri ë fitoreve dhe në rast se sonte ngadhënjejnë, gjithçka është e kryer, bardhekaltrit janë kampionë të ri të Kosovës. Bashkimin vetëm fitorja e mban në lojë, ndryshe përshëndet nga titulli.

Kapiteni i skuadrës portokallinj, Qëndrim Biraj, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe beson e shpreson se do ta mundin Prishtinën. “Jemi duke u përgatitur maksimalisht në çdo aspekt dhe besoj që jemi të gatshëm. Sot duhet patjetër të shënojmë fitore, nëse e dëshirojmë titullin dhe ky fakt besoj që duhet të na motivoj dhe të na bëjë më të fortë në këtë takim, përveç kësaj jam i bindur që ndihmë të madhe do të na japin tifozët tanë ‘Arpagjikët’”, thotë Biraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Biraj mendon se në rast se barazohen në seri të fitoreve, atëherë gjithçka është e hapur dhe shpreson se mund të bëjnë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat