Vëllaznimi U-18, kampion i Kosovës

Basketboll

Vëllaznimi U-18, kampion i Kosovës

Më: 24 maj 2017 Në ora: 12:41
KB Vëllaznimi

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova është shpallur kampione e Kosovës për grupmoshën U-18.
Basketbollistët e ekipit gjakovar kanë triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale ndaj Riinvest Prishtinës dhe kështu janë shpallur kampion të Kosovës.
Në takimin e luajtur të martën mbrëma në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë njëra pjesë u takoi prishtinasve, kurse tjetra, ajo përcaktuesja u takoi gjakovarëve. Ndeshja e dytë finale ka përfunduar me rezultat 63:60, derisa ajo e para e luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet po ashtu i ka takuar Vëllaznimit me shifrat 70:68.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat