Sunduesit e basketbollit!

Basketboll

Sunduesit e basketbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:42
KB Sigal Prishtina

Është interesant fakti se, ekipi i Sigal Prishtinës, 12 herë e ka fituar titullin e kampionit në 18 kampionatet e zhvilluara deri më tash pasluftës. Bardhekaltrit janë kampionë të ri ose është i katërti me radhë, pasi që e mposhtën me rezultat 73:64 në Prizren Bashkimin ose ngadhënjyen në seri të fitoreve 3:1. Prishtina tregoi lojë me të përsosur se ekipet tjera dhe ky ishte çelësi i suksesit të madh. Basketbollisti me përvojë, Fisnik Rugova, është i ngazëllyer për titullin e kampionit dhe shpreson se do të marrin pjesë në garat e Champions Leagues. “Ishim përgatitur për këtë ndeshje që të fitojmë në Prizren dhe ia dolëm.

Ndryshuam qasjen tonë pas humbjes në Prishtinë dhe dhamë maksimumin të fitojmë në Prizren”, ka thënë Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. Rugova shprehet se është rekord të jesh 12 herë kampion pasluftës, që konfirmon dominimin e saj. “Mendoj se këtë rekord është vështirë të arrihet, por kjo u arrit me sakrificë shumë të madhe”, theksoi ai.  Basketbollisti beson se tani do të luajnë në Champions League. “Shpresoj se Prishtina do të luaj në Champions League vitin e ardhshëm, e cila do të jetë arritja më e madhe klubit. Vitin ardhshëm e shoh Prishtinën edhe më konkurrente”, shpreh optimizmin basketbollisti.  A keni besuar pas humbjes në ndeshjen e parë se do ta fitoni titullin? “Po, normalisht ishte vetëm një natë e keqe, e dinim që...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat