Ku është Mirza?

Basketboll

Ku është Mirza?

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2017 Në ora: 14:35
Ilustrim

Ish-basketbollistja e mirënjohur shqiptare, Mirza Alibegaj, ku gjendet tani? Disa nga dashamirët e lojës së basketbollit në Kosovë, pyesin ku na mbeti Mirza? Ajo ka qenë prej basketbollisteve më të mira që ka pasur Universiteti i Prishtinës në periudhën e pasluftës pikërisht në vitin 2004, kur garonin në Trocal League. Mirza ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe disa ekipeve shqiptare. Po ku gjendet tash? Ajo është trajnere e dytë në ekipin e femrave të basketbollit Tirana.

Ajo kujton kohën e artë në Prishtinë mbase Trocall League, e cila ka qenë prej më të fortave ku garonin: Gospiq, Industrogradnja, Shibenik-Jolly JBS, Universiteti, Croatia,  Zhelezniçar, Merkur Celje, Trocal Jedinstvo, Center Maribor, Lek-Jezhica,  Troglav Livno dhe Power Wels. Me Universitetin treguan superndeshje, kishin përfunduar në vend të tretë në pjesën e rregullt të garave dhe madje ishin befasi më e madhe e kësaj lige që garonin skuadrat më të mira të Bosnjës, Sllovenisë, Kroacisë, Austrisë. Mirza nuk e harron dot Kosovën, mikpritjen dhe dashurinë për Prishtinën mbase për at tifozeri të jashtëzakonshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat