Lebron James i zhgënjyer pas grafiteve raciste në villën private:

Basketboll

Lebron James i zhgënjyer pas grafiteve raciste në villën private:

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 qershor 2017 Në ora: 11:49
Lebron James

Lojtari i NBA, Lebron James (32) nga Cleveland Cavaliers, dëshiron të fokusohet vetëm në finale, megjithatë ka qenë viktimë e një sulmi barbar mbi villën e tij në Los Angelos. Sipas policisë amerikane janë raportuar grafite raciste në derën e hyrjes, shkruan “Bota sot”.

Kjo ka shqetësuar dhe zemëruar Lebron James, i cili u shpreh: “Nuk ka rëndësi sesa para ke, sa i famshëm je ose sa shumë njerëz të nderojnë - si i zi është e vështirë të jetosh në SHBA.” Dhe më tej: “Kjo tregon se racizmi është akoma pjesë e botës, do jetë pjesë e SHBA.”

Finalja e NBA sivjet do luhet mes Cleveland dhe Golden State Warriors./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat