Curry e Durant - magjikë

Basketboll

Curry e Durant - magjikë

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 11:54
Pamje nga ndeshja

Golden State fitoi mëngjesin e sotëm finale e dytë të play off-it në NBA në basketboll, pas triumfit 132:113 ndaj Cleveland Cavaliers-ave, duke udhëhequr 2:0 serinë e finaleve. Sfida e dytë finale pati të njëjtën rrjedhë si ajo e para, me Warriors që patën epërsi gjatë gjithë kohës edhe pse pjesa e parë ishte në përgjithësi e ekuilibruar. Por gjysma e dytë e takimit solli shkëputjen e Golden State, që pati epërsi në parket me lojtarët e tij, duke e merituar fitoren.

Të dyja takimet e luajtura në fushën e Golden State u dominuan dhe fituan nga skuadra vendase, që e meriton këtë avantazh të dyfishtë, raporton Telesport. Më i miri në fushë për Golden State ishte Stephen Curry, që realizoi 30 pikë, 10 fitore e 11 asist, mbështetur edhe nga Durant, që e mbylli ndeshjen me 33 pikë. Nuk zhgënjeu as Thompson, që këtë sfidë realizoi 22 pikë, një trio që bëri diferencën në parket. Një ndeshje të mirë bëri edhe LeBron James, që e mbylli takimin me 29 pikë e 14 asistime, mbështetur nga Love me 27 pikë e Irving me 19. Por kjo trio nuk arriti të rivalizojë me atë të Warriors, duke zhgënjyer sërish në parket. Tashmë seria e finaleve spostohet në fushën e Cavaliers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat