Vetëm përleshja mungoi – tensione mes Jamesit dhe Durantit

Basketboll

Vetëm përleshja mungoi – tensione mes Jamesit dhe Durantit

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 09:57
James dhe Durant

Cleveland Cavaliers triumfuan në ndeshjen e katërt të serisë finale të NBA-së.

Kampioni aktual para shikuesve të vetë arritën fitore kundër Golden State Warriors me rezultat 137:116.

Përveç shumë rekordeve dhe spektaklit që dhuruan në parket basketbollistët, në një moment pothuajse nuk u shkëmbyen grushtet mes ekipeve kundërshtare.

LeBron James dhe Kevin Durant u fjalosën në çerekun e tretë të takimit teksa epërsia e vendasve ishte gati 20 pikë.

Ndryshe, Warriors i duhet edhe një fitore për tu shpall kampion teksa rezultati i serisë së finales së madhe është 3-1. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat