Kosovën e përfaqësojnë 12 basketbolliste në Gjilbratar

Basketboll

Kosovën e përfaqësojnë 12 basketbolliste në Gjilbratar

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 18:34
Pamje nga një ndeshje

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-16 (Femrat), Muhammed Thaçi dhe ndihmësja e tij, Kimete Haliti e kanë publikuar listën me 12 lojtaret, në të cilat llogarisin për në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017.  

Kosova do të bëj gara në grup me Gjeorgjinë dhe Maltën.

Përfaqësuesja U-16 të shtunën dhe të dielën do t’i zhvilloj stërvitjet e radhës në palestrën e sportit në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00.

Lista:
1. Astera Tuhina
2. Arbë Hashani
3. Agnesa Rrahmani
4. Agnesa Robaj
5. Ergita Dema
6. Tringa Ukaj
7. Dea Pushkolli
8. Enisa Kamerolli
9. Melisa Ibrahimi
10.Fjolla Ajeti
11. Diellza Dekaj
12. Sara Vraniqi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat