Ish basketbollistja shqiptare që dridhte Serbinë, po e ‘kall’ me bukuroshe

Basketboll

Ish basketbollistja shqiptare që dridhte Serbinë, po e ‘kall’ me bukuroshe

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2017 Në ora: 12:06
Resmije Juniku në mes

Kush po thotë se Resmije Juniku nuk rrinë me vajza të reja apo bukuroshet? Resmija është ikona e basketbollit e cila ka qenë prej më të mirave në vitet e 80-ta, kur dridhte shumë ekipet të ish-Jugosllavisë, sidomos i bëhej qejfi kur shkatërronte ekipet nga Serbia. Resmija në një ndeshje kishte shënuar dhjetë treshe, duke mahnitur tërë ligën e Parë Federative të Ish-Jugosllavisë. Resmija i takon plejadës që nuk harrohet kurrë kur luante në Universitetin e famshëm të Prishtinës, së bashku me Xhevahire Mustafën, Shemsije Stubllën, Serbeze Peranin, Jelica Komnenoviq, Xhemile Berishën etj.    

Një fotografi për kujtesë, sepse aq e emocionuar është Resmija saqë edhe sytë i ka mbyllur dhe qesh më të madhe kur e sheh veten mes këtyre vajzave të bukura, por në anën tjetër i plas zemra nga inati që nuk ka gjeneratë të fortë sikur në kohën e saj në Republikën e Kosovës, pra basketbolliste të nivelit të saj. Resmija nuk ishte më e gjatë se 162 centimetra, por ka qenë si bombë me lojën e saj maestrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat