Davitkov: Nuk do jetë lehtë me Kosovën

Basketboll

Davitkov: Nuk do jetë lehtë me Kosovën

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:11
Jordanço Davitkov

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj ka nisur përgatitjet për ndeshjet paraeliminatore  për botërorin e basketbollit i cili në vitin 2019 do të zhvillohet në Kinë. Përmes këtyre paraeliminatoreve Maqedonia, do orvatet të sigurojë kualifikime direkte për “Eurobasket 2021”. Kundërshtar të Maqedonisë në këto gara do të jenë përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Estonisë. Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Jordanço Davitkov, thotë se në këto dy ndeshje nuk do ta kenë të lehtë për të shënuar fitore.

“Shpresoj se me një punë të mirë do ia dalim dhe këto ditë të përgatitemi mirë. Së pari në përfaqësuese ta kthejmë atmosferën dhe më pas të përgatitemi për këto ndeshje të cilat janë para nesh. Edhe pse doket se do jetë lehtë me Estonin dhe Kosovën, por duke e ditur se Kosova në tre ditët e fundit angazhoi katër basketbollist të ri dhe Estonia e cila një kohë të gjatë luan me ekipin e njëjtë nuk do e kemi lehtë. Basketbollistët që i kemi në disponim do diktojnë mënyrën e lojës.“,  ka thënë për “Alsatm” trajneri Davitkov. Në stërvitjen e parë të përfaqësueses u paraqitën dy veteranët e ftuar Pero Antiç dhe Gjorgji Çekovski. Në ditët në vijim ish kapiteni i përfaqësueses Antiç, do të bëjë publike se do të luajë apo jo me kombëtaren.

“Do të mendoj dhe është shumë e vështirë të kthehem në përfaqësuese. Megjithatë do të mendoj dy tre ditë dhe do jetë e sigurt se çfarë do bëj. Duhet të flas me familjen  dhe drejtorin e ri. “, ka thënë ish kapiteni Antiç. Ai për herë të fundit në fanellën e Maqedonisë, luajti në  vitin 2013 në evropianin e Sllovenisë. Ndryshe trajneri Jordanço Davitkov, pas plotë 10 viteve  sërish ulet në pankinën e përfaqësueses së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat