Westbrook shpallet lojtari më i mirë i sezonit

Basketboll

Westbrook shpallet lojtari më i mirë i sezonit

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 11:24
Westbrook

Russell Westbrook merr cmimin e lojtarit më të mirë gjatë sezonit të rregullt në NBA në një mbrëmje gala të organizuar në New York City më rastin e mbylljes së sezonit, e prezantuar nga reperi i njohur amerikan Drake. Ylli i Oklahoma City Thunder mposhti për këtë cmim konkurrencën e James Harden dhe të Kawhi Leonard. 28-vjecari e mbylli sezonin me mbi 30 herë me shifra të dyfishta në cdo aspekt të lojë, cka nuk ndodhte prej 55 vitesh në NBA.

“Jam i bekuar. Është një cmim i jashtëzakonshëm, një nder i pabesueshëm që përfshihem kraj të mëdhenjve në Hall of Famer. Më kujtohet se kur isha i vogël, ndërsa po luaja me videogame me babanë tim, nëna dhe vëllai im diskutonin sesi një ditë unë mund të bëhesha lojtari më i mirë në NBA. Në atë kohë ishte një shaka. Por tani jam këtu me këtë cmim që kurrë nuk e kisha imagjinuar. Jam i ngazëllyer.”

Mbrëmje e rëndësishme edhe për Houston Rockets, që iu gëzua përzgjedhjes së Mike D’Antoni si trajneri më i mirë i sezonit të rregullt, ndërsa Erci Gordon mori cmimin e rezervës më  të mirë.

Në radhët e Golden State Warriors, që fitoi titullin në NBA, Draymond Green mori cmimin e mbrojtësit më të mirë, ndërsa Bob Myers drejtuesi më i mirë. Cmimi i nbrojtësit më të mirë të ri shkoi për Malcolm Brogndon të MilWaukee Bucks. Po nga Bucks Giannis Antetokounmpo u zgjodh basketbollist që është përmirësuar më shumë. gjate sezonit qe lame pas.

Për sjelljen më sportive, cmimi i takoi Kemba Walker të Charlotte Hornets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat