Prishtina me trajner turk

Basketboll

Prishtina me trajner turk

Nga: K. Goca Më: 29 qershor 2017 Në ora: 15:18
Ahmet Kandemir

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina, emëron kryetrajnerin e ri. Bardbhekaltrit angazhojnë Ahmet Kandemir, një trajner i mirënjohur. “Pas konfirmimit nga Champions League, fillojmë me vlugun e përgatitjeve për sezonin historik të klubit për pjesëmarrje në ligën më të fortë Evropiane të FIBA, kemi filluar përgatitjet për paraqitje dinjitoze në këtë konkurrencë shumë të fortë. Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me Ahmet Kandemir i cili është i njohur për tifozët e klubit tonë pasi edhe më parë ishte timonier i skuadrës.

Kandemir, njëri nga trajnerët më të dalluar të Turqisë do të marrë drejtimin e skuadrës për një fillim të fuqishëm në ketë nivel të ri të garave. Shkurtimisht, Kandemir ishte drejtues i skuadrave të njohura turke gjatë karrierës së tij, ndër to Besiktas dhe Pinar Karsiyaka, ndër skuadrat më cilësore të Turqisë. Besojmë fuqishëm në Prishtinën tonë”, thuhet nga Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat