Kombëtarja A e Kosovës të dielën fillon me përgatitjet e përbashkëta

Basketboll

Kombëtarja A e Kosovës të dielën fillon me përgatitjet e përbashkëta

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 15:31
Lojtarët e Kosovës

Kombëtarja A e Kosovës më 2 korrik do të filloj përgatitjet e përbashkëta për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova është në Grupin C së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë, në ndeshjet që do të zhvillohen me sistem vajtje – ardhje prej 2 deri më 19 gusht 2017.

Basketbollistët e Përfaqësueses të shtunën do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ndërsa të dielën nën drejtimin e përzgjedhësit Brad Greenberg dhe ndihmësve të tij, Kosova do të mbajë stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për të vazhduar më pas prej 5 korrikut në Gjakovë.

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00, përzgjedhësi Brad Greenberg do të mbaj takim me gjithë ekipin e tij, duke përfshirë basketbollistët, ndihmëstrajnerët dhe ekipin mjekësor ku do të paraqes planin dhe programin e Përfaqësueses A, ndërsa stërvitjen e parë do ta mbajë me fillim nga ora 10:00 deri në 12:00.

Lista e basketbollistëve:

1. Jaren Sina

2. Leonard Mekaj

3. Dardan Berisha

4. Erjon Kastrati

5. Arian Qallaku

6. Arti Hajdari

7. Granit Rugova

8.  Gëzim Morina

9. Drilon Hajrizi

10. Samir Zekiqi

11. Alban Veseli

12. Gazmend Sinani

13. Fisnik Rugova

14. Lis Shoshi

15. Edmond Azemi

16. Urim Zenelaj

17. Ergin Grosha

Shtabi Teknik

Përzgjedhës i Kosovës: Brad Greenberg

Ndihmëstrajner: Ernie Nestor

Ndihmëstrajner: Ilir Selmani

Ndihmëstrajner: Andin Rashica

Ndihmëstrajner: Lance Randalë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat