Sigal Prishtina vazhdon me përforcime të mëdha

Basketboll

Sigal Prishtina vazhdon me përforcime të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2017 Në ora: 14:57
Keon Johnson

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, vazhdon me përforcime të mëdha, me synime që të jenë më të përgatitur për garën prestigjioze Champions League në basketboll. “Sigal Prishtina nënshkruan me Keon Johnson! Lojtari i radhës që i bashkohet rrugëtimit tonë është Keon Johnson i cili përkundër gjatësisë së tij (vetëm 170 cm) është një lojtarë energjik dhe mjaft premtues duke dëshmuar se gjatësia është vetëm numër!

Johnson 21 vjeç, vije gjithashtu direkt nga NCAA dhe edhe për të është ‘Rookie-season’, pasi deri tani ishte pjesë e kolegjit Whinthrop University, ku gjatë sezonit të fundit ishte lojtari më i mirë në konferencën e tij me mesatare prej 22 pikëve për ndeshje. Gjithashtu gjatë sezonit të tij të fundit në kolegj arriti shifrën e 2000 pikëve duke u pozicionuar si koshashënuesi më i mirë i kolegjit të tij!”, bëhet e ditur nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat