Iguodala do të qëndrojë te skuadra kampione

Basketboll

Iguodala do të qëndrojë te skuadra kampione

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 19:34
Andre Iguodala

Basketbollisti Andre Iguodala do të qëndrojë te skuadra kampione e Golden State Warriors edhe sezonin tjetër. Drejtuesit kanë bindur 33-vjeçarin të qëndrojë edhe pse kishte oferta nga ekipet rivale të San Antonio, Houston e Sacramento. Por zgjatja e kontratës për 3 vite, nga e cila do të përfitojë 48 milionë dollarë, ka bindur Iguodala të qëndrojë me Warriors.

Ai konsiderohet si një lojtar kyç për skemat e trajnerit Steve Kerr, që nuk ka dashur të heqë dorë nga një prej basketbollistëve më besnikë. Ka qenë vetë Iguodala ai që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me kampionët në fuqi, duke përfituar 16 milionë dollarë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat