Kosova U-20 para sprovave të vështira në Evropian

Basketboll

Kosova U-20 para sprovave të vështira në Evropian

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 16:41
Rinor Peci

Kombëtarja e Kosovës U-20 në basketboll prej 14 deri më 23 korrik do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që do të mbahet në Oradea të Rumanisë. Kosova është në grupin D së bashku me Kroacinë, Moldavinë, Irlandën, Portugalinë dhe Hungarinë. Kombëtarja U-20 ndeshjen e parë do ta luaj më 14 korrik (e premte) me fillim nga ora 15.45.

Basketbollistët që përzgjedhësi Jeton Nixha llogaritë në ta për në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B janë: Muhamedali Janjeva, Rinor Peci, Egzon Kuqi, Dardan Kapiti, Burim Zekiqi, Dion Haxhosaj, Mërgim Jakupi, Edmond Kryeziu, Bardhosh Kelmeni, Ilir Hasani, Gent Shala dhe Valon Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat