Mehmeti: Prishtina e para po i thyen barrierat në përballje me ekipe

Basketboll

Mehmeti: Prishtina e para po i thyen barrierat në përballje me ekipe

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2017 Në ora: 19:14
Artan Mehmeti

Në Mies të Zvicrës është tërhequr shorti për raundin kualifikues të Champions League në basketboll, ku skuadra nga Kosova, Sigal Prishtina e ka mësuar emrin e kundërshtarit të saj. Kampionia dhe fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin 2016/17 në raundin e parë kualifikues do të përballet me skuadrën Tsmoki Minsk nga Bjellorusia. Sigal Prishtina ndeshjen e parë do ta luaj si nikoqire, kurse të dytën si mysafire prej 19-21 shtator. Ish-basketbollisti i mirënjohur, Artan Mehmeti, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është një short shumë i vështirë për Prishtinën.

“E pashë që nuk kish pas fat me shortin. Përballë kampionit të pesëfishtë rresht të Bjellorusisë, një vend me basketboll cilësor. Prishtina e para po i thyen barrierat në përballje me ekipe dhe me basketboll të nivelit me të lart. Edhe pse fondi  i Prishtinës çdo ditë po shtohet me lojtar kualitativ, mendoj që shumë vështirë do ta ketë. Po ky është realiteti i sportit të Kosovës.

Nuk ka lojë të lehta më. Duhet të provojmë, të mësojmë sa më shumë prej këtyre përballjeve dhe të nxjerrim rezultate sa më të mira”, tha Mehmeti. Ku mendoni se janë më të rrezikshëm bjellorusët ndaj Prishtinës? “Edhe pse nuk i njoh lojtarët e tyre, por tradicionalisht janë gjuajtës të mirë të gjithë lojtarët, kanë gjatësi, e njohin lojën dhe kanë disiplinë në sulm dhe mbrojtje”, thotë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat