Krasniqi: Short i vështirë për Prishtinën, përballet me ekipin me buxhet milionësh

Basketboll

Krasniqi: Short i vështirë për Prishtinën, përballet me ekipin me buxhet milionësh

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2017 Në ora: 19:19
Blerim Krasniqi

Blerim Krasniqi, trajner i mirënjohur i basketbollit, shortin e ka cilësuar si shumë të keq për Prishtinën, e cila do të takohet me kampionin e pesëfishtë të Bjellorusisë, Tsmoki Minsk, në ndeshjen eliminatore për Champions League.

“Sigal Prishtina nuk ka pasur fat, ka qenë shumë e pafat. Takohen me pesë herë kampionin,  një ekip nëpër të cilin kanë kaluar lojtarë të panumërt në NBA dhe në Evropë, një ekip me traditë të madhe në Bjellorusi. Po ashtu është me në buxhet milionësh, klub i organizuar, tani duhet me provuar fatin. Nuk e di sa do të arrijë Prishtina me u organizuar e përforcuar në këtë aspekt. Nuk di se sa do t’ia vlejë me shpenzuar mjete e mu eliminuar. E mira e kësaj  është me pa konkurrentet në Evropë, ndërsa për ne është një rast i mirë me pa një ekip bjelloruse si është e organizuar”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat