Cole i bashkohet kampionit të Kosovës

Basketboll

Cole i bashkohet kampionit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:41
Cole

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, konfirmon se basketbollisti Patrick Cole i është bashkuar klubit. “Edhe zyrtarisht një lojtarë i është bashkuar rrugëtimit drejt Champions League. Është fjala për Patrick Cole i cili është i gjatë 196 cm dhe luan në pozitat 1, 2 dhe 3. Cole, lojtar polivalent, 23 vjeç i cili njihet si specialist për "triple-double" vije gjithashtu nga NCAA përkatësisht nga North Carolina Central ku në edicionin e fundit kishte mesatare prej 19.3 pikëve, 5.6 asistimeve dhe 7 kërcimeve për ndeshje, shifër që tregon se sa lojtar energjik është përkundër pozitës së tij. Gjithashtu me këto statistika ai u shpall lojtari i vitit në konferencën të cilën gjendej”, bëhet e ditur nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat