Austri-Kosovë, ky është rezultati!

Basketboll

Austri-Kosovë, ky është rezultati!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2017 Në ora: 13:49
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës dot nuk i rezistoi Austrisë, duke pësuar humbje të rendë me rezultat 74:49 (33:22), në ndeshjen miqësore të basketbollit që u luajt në Kapfenberg. Vendasit treguan lojë shumë të fortë sidomos në 20 minutat e dytë dhe thelluan fitoren në 25 pikë. Fitorja e austriakëve nuk erdhi asnjëherë në dyshim, pasi që dëshmuan se ishin për një klas më të mirë.

Basketbollistët Klepeisz me 16 pikë e Mahalbasic me 12 sosh, ishin pikëshënuesit më të mirë te austriakët. Me 18 korrik, Kosova do të luajë miqësoren e radhës, kësaj here në Bratisllavë ndaj Sllovakisë. Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, ka rastin të shoh formën e lojtarëve të tij dhe sa janë të gatshëm për betejat e mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat