Kosova përballet me maqedonet

Basketboll

Kosova përballet me maqedonet

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 12:11
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në konkurrencën e femrave të enjten me fillim nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të përballet me Maqedoninë U-16 në ndeshjen miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik.

Basketbollistet e përzgjedhësit Muhammed Thaçi aktualisht janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për Evropianin në Gjibraltar dhe së shpejti do të jenë të gatshme për sfidat që i presin në këtë garë.

Përzgjedhësi Muhammed Thaçi dhe trajnerja Kimete Haliti gjatë dy muajve të fundit e kanë bërë një punë të mrekullueshme me lojtaret nën 16 vjeç, ndërsa tashmë pritet që puna e tyre të kurorëzohet me suksese në garën në Gjibraltar.

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C do të bëjë gara në Grupin A së bashku me Gjeorgjinë dhe Maltën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat