Rugova: Ka qenë fitore historike kundër Maqedonisë

Basketboll

Rugova: Ka qenë fitore historike kundër Maqedonisë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2017 Në ora: 19:13
Fisnik Rugova me shokë

Kosova me triumfin me rezultat 72:68 ndaj Maqedonisë, pa dyshim se ka bërë krenarë gjithë shqiptarët. Basketbollistët e kombëtares tonë dhanë maksimumin, shfaqën lojë të fortë në mbrojtje dhe me kundërsulme, duke i dhënë goditje të fortë maqedonëve, që konsideroheshin si favoritë në ndeshjen e parë të grupit C të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’. Një fitore shumë domethënëse për djelmoshat tanë, që i jep më shumë motiv për sfidat e ardhshme.  Basketbollisti Fisnik Rugova, ndër më të angazhuarit në fushë, me 11 pikë e 7 kërcime, gjithsesi ishte krah i fortë i Dardan Berishës së pakapshëm për mbrojtjen maqedone.   Rugova ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se tani tërë vëmendjen e kanë për sfidën në udhëtim me Estoninë dhe nëse triumfojnë, sigurisht se do të jenë shumë afër qëllimit.

“Bota sot”: Fisnik, Kosova shënoi fitore të madhe ndaj Maqedonisë. A mendoni se i hapë rrugën drejt kualifikimit?

Fisnik Rugova: Po, ka qenë një fitore historike, në një ndeshje shumë e fortë ndaj një kundërshtari siç është Maqedonia. Besoj që edhe në ndeshjet e ardhshme do të luajmë kështu dhe në fund të kualifikohemi. Kemi gjasa të mira pas kësaj fitore, por duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen e ardhshme, pra me Estoninë.

“Bota sot”: Ku ishte forca e Kosovës?

Fisnik Rugova: Normalisht se forca është te grupi, nëse ne luajmë bashkë, jemi shumë më të fortë.

“Bota sot”: Në letër ishte Maqedonia favoritë, a iu ka motivuar kjo edhe më shumë për të arritur qëllimin?

Fisnik Rugova:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat