Ferati: Kosovë kujdes, ekziston një rrezik nga Estonia!

Basketboll

Ferati: Kosovë kujdes, ekziston një rrezik nga Estonia!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:00
Ismet Ferati

Sot në orën 17.30, Kosova do të ndeshet me Estoninë në Talin, në kuadër të xhiros së dytë të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Kina 2019’ në basketboll (meshkujt). Ish basketbollisti i mirënjohur, Ismet Ferati, tha se ekziston një rrezik nga Estonia.  Ku e sheh rrezikun më shumë nga Estonia, a është Kosova në eufori?

“Rreziku me i madh i Estonisë është loja ekipore e tyre, pasi që ata nuk kanë ndonjë yll të madh në ekip, mirëpo janë gjatë bashkë, kanë sistem të shkëlqyer të lojës në sulm dhe mbrojtje. Kosova mendoj që nuk është në eufori pasi që trajneri Greenberg është mjaft më përvojë që t’i lejoj djemtë tanë të bien në eufori të madhe pas fitores së parë”, thotë Ferati për gazetën kombëtare "Bota sot". Kosova ka një fitore, e cila në hapje në Prishtinë e mposhti me 72:68 Maqedoninë, kurse Estonia triumfoi me 80:76 ndaj Maqedonisë në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat