Kosova pësoi debakël në Estoni!

Basketboll

Kosova pësoi debakël në Estoni!

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 17:45
Pamje nga ndeshja e sotme

Kombëtarja e Kosovës nuk ishte as hija e asaj që u dëshmua kundër Maqedonisë. Kosova pësoi humbje të rëndë në Tallin të Estonisë, me rezultat 76:50 (17:15, 23:14, 20:12, 16:9), në kuadër të xhiros së dytë të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll. Estonia në çdo aspekt ka qenë më e mirë dhe u vërejt sidomos në 35 minutat e fundit të ballafaqimit. Ata qarkulluan topin rrjedhshëm, ishin të shpejtë dhe sidomos preciz për tre pikë.  Sikurse të zgjaste loja vetëm pesë minuta, pa dyshim se Kosova do të triumfonte!  Basketbollistët e Kosovës bënë paraqitje shumë të dobët, duke pësuar debakël në këtë sfidë. Interesant ka qenë fakti, se basketbollistët tanë shpresuan se do të kthehen me rezultat të favorshëm, por as që e kanë pritur një humbje të thellë.

Në dy minutat e parë të lojës, djelmoshat e Kosovës ishin të përsosur madje udhëhoqën edhe me 0:7. Mirëpo, me kalimin e minutave, Estonia gjithnjë stabilizohej në lojë dhe shfrytëzuan disa nga gabimet e lojtarëve tanë. Në minutën e tretë, Kosova ishte në epërsi me tetë pikë (2:10), por në minutat vijues estonezët gradualisht afrohen në rezultat. Pikërisht në minutën e 8-të, për herë të parë u barazua rezultati, për të kaluar në epërsi vendasit me dy pikë (17:15). Në çerekun e dytë, pikërisht në minutën e 11-të, sërish u barazua rezultati 17:17 pas dy pikëve të Alban Veselit. Në minutën e 13-të, Kosova kalon në epërsi me (17:17) falë një veprimit të mirë të Erjon Kastratit, por vendasit shpejt përgjigjen me një treshe dhe 20:19. Në minutën e 16-të, Estonia rriti epërsinë në 9 pikë (32:23).

Estonia vazhdon me lojë të shpejtë e me trepikësha, duke thelluar epërsinë në 14 pikë 40:26. Në sekondat e fundit të çerekut të dytë, Hajrizi me një trepikësh ngushton rezultatin në 40:29. Në minutën e 24-të, Estonia në epërsi me 16 pikë (50:34). Në minutën e 39-të, Estonia në ngritë rezultatin në 19 pikë (60:41). Në minutën e 33-të, Estonia arrin epërsi në 25 pikë (66:41), duke fundosur të gjithat shpresat e Kosovës. Kosova mposhtet me rezultat 76:50, ndërsa me 12 gusht do të luajnë në Shkup kundër Maqedonisë dhe aty do të vendoset se mund të arrijnë të paktën për të zënë pozitën e dytë.  Te Estonia, Hallik ka qenë më efikasi me 15 pikë, i ndihmuar nga Sokk (14) e Veideman me 12 sosh, kurse te Kosova Kastrati ishte më efikasi me 11 pikë. 

Estonia-Kosova   76:50

Palestra e sportit në Talin.

Shikues: 4000.

Gjyqtarë: Apostolos Kalpakas, Vincent Delestree, Martins Kozlovskis.

Estonia: Veideman 12, Laane 3, Puidet 6,  Sokk 14, Talts 10, Keedus 10, Hermet, Kangur 6, Eichfuss, Joesaar, Paasoja, Hallik 15.

Kosova: Hajdari 2, Kastrati 11, Veseli 4, G. Rugova, Berisha 8, Hajrizi 9, Grosha, Sina, Shoshi 2, Morina 7, F. Rugova 7 e Mekaj,

Grupi C, Tabela

1. Estonia   2       2       0       4

2. Kosova   2       1       1       3

3. Maqedonia     2       0       2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat