Belegu fton shqiptarët në Shkup, o sot o kurrë

Basketboll

Belegu fton shqiptarët në Shkup, o sot o kurrë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2017 Në ora: 11:34
Erolld Belegu

Kosova ka ndeshje shumë të vështirë në Shkup pikërisht me 12 gusht kundër Maqedonisë. Të jesh apo të mos jesh, fitorja i dërgon më tutje, ndërsa humbja më shumë se pesë pikë ia rrezikon seriozisht kualifikimin për në fazën tjetër të garave për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, fton të gjithë shqiptarët të jenë në palestër për ndeshjen e të shtunës në orën 20.30. “Kosova ka nevojë për përkrahje maksimale në Shkup në ndeshjen kthyese me Maqedoninë! Ftoj të gjithë ata që kanë mundësi e dëshirë me ardh të shtunën, me 12 gusht në sallën ‘Boris Trajkovski’ në Shkup për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e cila mund të vendos kualifikimin! Të gjithë në Shkup në përkrahje sportive të Kosovës”, shkruan Belegu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat