Kosova në dorë të Estonisë! Kështu kur e lë fatin te dikush tjetër!

Basketboll

Kosova në dorë të Estonisë! Kështu kur e lë fatin te dikush tjetër!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2017 Në ora: 17:12
Pamje nga ndeshja

Gjithçka do të dihet të mërkurën pas orës 19.00 kur pritet të përfundoi ballafaqimi ndërmjet Estonisë dhe Maqedonisë, xhiroja e tretë e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’. Në Kosovë, dashamirët e basketbollit nuk e bëjnë gjumin gjumë, duke e pritur këtë epilog, sepse gjithçka mund të vendoset. Sepse të gjithë dashamirët e kësaj loje në Kosovë luten në humbjen e Maqedonisë dhe pastaj të shpresojnë në Prishtinë që kombëtarja e Kosovës të triumfojë ndaj Estonisë e cila ka një ekip të papërshtatshme. Pa dyshim se Kosova është në dorë të Estonisë, sepse në rast se kjo kombëtare humb nga Maqedonia, atëherë shpresat e Kosovës janë më pak se minimale.

Nëse fiton Maqedonia në Tallin ndaj Estonisë, Kosovës i duhet së paku 27 diferencë të fitojë ndaj estonezëve për të gjetur kualifikimin. Se sa në presion janë basketbollistët e Kosovës, veç një Zot e di, sepse nuk është lehtë ta lësh fatin në dorë të dikujt tjetër. Në fakt, luten të gjithë mos të ketë kalkulime, se po nëse ka, atëherë Maqedonia do të fitojë pa asnjë dyshim në Tallin. Fundja, kalkulimet po trokasin në një formë në Tallin, por të shohim,  megjithatë, askush nuk na ka faji, kur pësojnë me fajin tonë.   Pavarësisht se si do të rrjedhë epilogu, Kosova mund të mburret se ka një fitore në grupin C apo në parakualifikimet, pasi kishte mposhtur Maqedonisë me 72:68, por humbi nga Estonia me 76:50 dhe nga maqedonët me 87:74.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat