Kosova nuk ia del as me Gjeorgjinë

Basketboll

Kosova nuk ia del as me Gjeorgjinë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:11
Kombëtarja U-16 e Kosovës

Kombëtarja U-16 e Kosovës ka pësuar humbje nga Gjeorgjia në ndeshjen e fundit të Grupit D në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 77:48.

Në këtë mënyrë Kosova e ka përmbyllur fazën e grupeve me 1 fitore e 4 humbje, derisa 2 disfata, nga Portugalia dhe Maqedonia i ka përjetuar në sekondat e fundit të takimit.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvilloj të enjten me fillim nga ora 15:00 kundër Norvegjisë, në luftë për pozitat 17 -24 të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B.

Ky Kampionat ka filluar më 10 dhe do të përfundoj më 19 gusht në kryeqytetin bullgar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat