Kosova triumfoi ndaj Norvegjisë në Evropian

Basketboll

Kosova triumfoi ndaj Norvegjisë në Evropian

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:47
Kombëtarja e Kosovës U-16

Kombëtarja e Kosovës U-16 e Kosovës të enjten ka shënuar fitore kundër Norvegjisë në luftë për pozitat 17-24 në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 66:49 (23:10, 16:15, 12:14, 15:10). Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishin basketbollistët tanë ata që e diktuan ritmin e lojës dhe kështu bën që në fund të triumfojnë me 17 pikë dallim.

Më i dalluari te Kosova U-16 ishte Nderim Ratkoceri me 21 pikë, 17 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhur, ndërsa Erhan Sholla ka shtuar 23 pikë.

Ndeshjen e radhës Kombëtarja jonë do ta luaj të premten me fillim nga ora 17:15 kundër Zvicrës në luftë për pozitat 17 deri 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat