Kosova apo Estonia favoritë sipas basteve?

Basketboll

Kosova apo Estonia favoritë sipas basteve?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2017 Në ora: 14:37
Pamje nga një ndeshje

Të jesh apo mos të jesh para sfidës së madhe (luhet nesër 20.15) për kombëtaren e Kosovës apo në prag të ndeshjes historike, kundër Estonisë, për faktin se në rast të fitores,  do të kualifikohen më tutje në Kampionatin Botëror  - Kina 2019’. Kombëtarja e Kosovës është mobilizuar deri në pikën e fundit, sepse e kanë të qartë se në rass të humbjes i mbledhin valixhet, ndërsa fitorja edhe me një pikë i shpie më tutje.

Bastet favorizojnë Estoninë, ani se Kosova luan në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. “10Bet” për fitoren e Kosovë e ka koeficientin 2.15, kurse për fitoren e Estonisë  1.63. “Betclic” për fitoren e Kosovës ka koeficientin 2.15, ndërsa për estonezët  1.62. “Ladbrokes” për triumfin e Kosovës e ka koeficientin 2.50, ndërsa për fitoren e Estonisë 1.50. “Sportingbet” favorizon estonezët , të cilët për fitore e kanë koeficientin 1.65, kurse Kosova 2.10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat