Në emocione e gjithsesi edhe në stres të ndeshjes Kosovë-Estoni. Fitorja do ta dërgojë Kosovën më tutje në kualifikimet për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’. I madh dhe i vogël e presin me padurim ndeshjen e xhiros së fundit të grupit C të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror në basketboll.
Nuk ka qetësi te Kosova, sepse fitorja do të ishte historike për ta ndaj Estonisë mjaft të fortë. “Fitore, kualifikim! Mos dysho, eja edhe ti dhe kontribuo në fitoren më të madhe të basketbollit të Kosovës. Të gjithë për Kosovën. Të gjithë jemi Kosovë!”, shkruan Erolld Belegu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.