Rugova: Jemi një hap larg historisë

Basketboll

Rugova: Jemi një hap larg historisë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2017 Në ora: 19:24
Fisnik Rugova

Kombëtarja e Kosovës është e përgatitur në çdo aspekt dhe e kujdesshme para sfidës me Estoninë, e cila është sikurse finale, sepse Kombëtaren tonë vetëm fitorja do ta dërgojë më tutje në kualifikimet për Kampionatin Botëror - ‘Kina 2019’ në basketboll.  Estonia nuk është e ngarkuar, për arsye se e kanë siguruar kalimin në rrethin tjetër, megjithatë, ata vijnë për fitore. Djelmoshat e kombëtares së Kosovës janë të motivuar dhe kurrë nuk janë më afër kualifikimit. Kosova është në vend të tretë (i fundit) me 4 pikë, kurse Maqedonia renditet bë pozitën e dytë me 5 sosh, por ka një takim më shumë dhe Estonia kryeson me 6 pikë apo me tri fitore rresht. Kosova të vetmen fitore e ka me rezultat 72:68 ndaj Maqedonisë, por humbi nga Estonia me 76:50 dhe nga maqedonët me 87:74.  

Basketbollisti Fisnik Rugova tha se janë një hap larg historisë. Ai beson se do të japin maksimumin në takimin e nesërm (20.15) që luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndeshje e xhiros së fundit të grupit C të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror. “Jemi një hap larg historisë. Normalisht se për ne është superfinale, ndeshje më e rëndësishme e Kosovës deri me tani dhe presim një atmosferë të zjarrtë nesër nga tifozët tanë”, tha Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. A jeni komplet dhe ku i sheh përparësitë ndaj Estonisë?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat