Pjesa e parë, Kosova në disavantazh

Basketboll

Pjesa e parë, Kosova në disavantazh

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 21:56
Kosova, basket

Kosova e ka mbyllur me disavantazh prej tri pikësh pjesën e parë të përballjes ndaj Estonisë që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Përfaqësuesja e Kosovës e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh. Estonia ia doli që të kalonte për herë të parë në epërsi, ndërkohë që basketbollistët tanë patën një ngecje në këtë periudhë.

Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkoi në pushim me disavantazh prej tri pikësh (35:38).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat