A do të luajnë Kosova dhe Serbia në një grup në kualifikimet për Botëror

Basketboll

A do të luajnë Kosova dhe Serbia në një grup në kualifikimet për Botëror

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:28
Pamje nga ndeshja Kosovë - Estoni

Pas zhvillimit të gjashtë raundeve para-eliminatore për Kampionatin Botëror - “Kina 2019” në basketboll, kemi mësuar emrat e tetë kombëtareve evropiane që do të luajnë në eliminatoret kryesore.  Në bazë të kritereve të FIBA-së, këto tetë kombëtare Bullgaria, Estonia, Holanda, Suedia do të jenë në grupet B, D, F dhe H, ndërsa Kosova, Austria, Bosnja dhe Bjellorusia do vendosen në katër grupet tjera.

FIBA që më parë ka vendosur që kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Serbisë, mos të luajnë në grup të njëjtë dhe kjo do të thotë se Kosova nuk do jetë e vendosur në grupin G. Shorti për këto tetë përfaqësuese të kualifikuara do hedhet më 24 gusht në Munih. Eliminatoret për botërorin e Kina 2019 do të zhvillohen prej 23 nëntor të këtij viti deri më 25 shkurt të vitit 2019-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat