Amerikani që futet në historinë e Kosovës, rrëzoi Maqedoninë

Basketboll

Amerikani që futet në historinë e Kosovës, rrëzoi Maqedoninë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2017 Në ora: 15:40
Brad Greenberg

E dëshmoi veten për katër ndeshje! Ky është trajneri amerikan Brad Greenberg. Ai e mori timonin e Kosovës, që gjithsesi pak kush ia kishte besën se mund ta dërgojë Kombëtaren me tutje. Heshtja dhe filozofia e tij ishin arma më e fortë. Ai e kishte formulën në xhep para se të vinte në shtetin e Kosovës. Tipik amerikan, asnjëherë nuk dorëzohej dhe gjithnjë besonte se do ta kalojnë grupin C të parakualifikimeve. Parasegjithash, e dinte se me çfarë brumi kishte punë, çfarë kapaciteti kishin këta djem dhe besonte deri në fund në mrekullinë e tyre.

Mbi të gjitha, disiplina e fortë ishte ajo që e dallonte këtë trajner të jashtëzakonshëm. Brad Greenberg futet në historinë e Kosovës, sepse e kualifikoi Kombëtaren tonë në rrethin tjetër të Kampionatit Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll. Kosova e mposhti Estoninë me rezultat 75:69, sfidë e cila ishte sikurse finale: o fitore e kalim më tutje, ose humbja i dërgonte në shtëpi. Fitorja në çastet e fundit më e ëmbël se çdo gjë tjetër, e në anën tjetër shtangu Maqedoninë! Maqedonia me sy e vesh ishte nga Kosova, lutej për humbjen e Kombëtares tonë, ëndërr që nuk iu bë realitet! Kosova triumfoi, Maqedonia eliminohet. Të merituar janë të gjithë, por mbi të gjitha amerikani Brad Greenberg, që ruajti qetësinë dhe pati recetën në fund se si ta ndëshkoi Estoninë që nuk njihte humbje! Brad Greenberg apo 63-vjeçari është një trajner i madh dhe prurja e tij në Kombëtare ishte e qëlluar nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

Prurja e tij dha rezultatin e madh, çka duam më shumë se ky kualifikim, ky u arrit e na gëzoi të gjithëve.  Brad Greenberg është një trajner që gjithmonë e peshon deklaratën, nuk pretendon asgjë para kohe, studion fije e për pe secilën sfidë dhe parashikimet i bëri realitet, e kualifikoi Kosovën në mesin e kombëtareve më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat