Nën hetim nga drejtuesit e NBA-së

Basketboll

Nën hetim nga drejtuesit e NBA-së

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:38
Los Angelos Lakers-at

Skuadra e Los Angelos Lakers-at është vënë nën hetim nga drejtuesit e NBA-së, pasi akuzohen se kanë kontaktuar basketbollistin Paul George pa informuar më parë skuadrën e Indiana Pacers, me të cilin lojtari luante sezonin e kaluar. Këto kontakte janë kryer gjatë muajit qershor, para se të niste afati kalimtar dhe të përfundonte kontrata e George.

Sipas mediave amerikane, NBA është duke hetuar në lidhje me një kontakt që shefi i Lakers, Magic Johnson, ka patur me lojtarin dhe agjentin e tij, për ta sjellë tek ekipi kalifornian, duke thyer rregullat për lojtarët që janë nën kontratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat