Shoshi: Kosova e ka vënë një pikë në hartën e basketbollit botëror

Basketboll

Shoshi: Kosova e ka vënë një pikë në hartën e basketbollit botëror

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:51
Pamej nga një ndeshje

Basketbollisti i cili këtë verë iu bashkua kombëtares së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FBK), Lis Shoshi është shprehur i lumtur me gjithë atë që ka përjetuar gjatë këtyre 50 ditëve me ekipin e Kosovës.

Lis Shoshi, basketbollist i kombëtares së Kosovës:

“Pas katër vjetevë jam kthyer në Kosovë, pasi që i kam përfunduar studimet në SHBA dhe jam shumë i lumtur që jam bashkuar me kombëtaren e Kosovës me të cilën e kemi arritur një sukses të madh duke u kualifikuar tutje në mesin e 32 kombëtareve për të luftuar për të siguruar një vend në Kupën e Botës ‘Kina 2019’.

Ky është një sukses i madh jo vetëm për basketbollin e sportin, por për Kosovën në përgjithësi. Kosova tani e ka vënë një pikë në hartën e basketbollit botëror dhe kjo është një e arritur shumë e madhe.

Kemi punuar shumë për çdo ditë për të arritur këtë sukses historik, kemi stërvitur pandërprerë, por nuk duhet harruar pa i përmendur tifozët që ishin lojtari ynë i gjashtë në ndeshjet si vendas.

Në momentet kur gjatë ndeshjes kishim rënie në rezultat ne i shikonim tribunat, ku shikuesit asnjëherë nuk rreshtën së përkrahuri, dhe kjo na motivonte që të luajmë edhe më mirë. Ata kanë besuar në ne, anda j edhe jemi të lumtur që ua kemi shpaguar besimin të gjithëve që kontribuan në këtë sukses”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat