Kastrati: Me fat që jam

Basketboll

Kastrati: Me fat që jam

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:09
Kastrati e Berisha

Pas fitores ndaj Estonisë, e cila ia siguroi Kosovës një vend në mesin e 32 kombëtare që do të marrin pjesë në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”në basketboll, njëri nga protagonistët kryesor të këtij suksesi, Erjon Krasniqi, ka thënë se ky sukses e ka bërë atë njeriun më të lumtur në botë. “Nuk di çfarë të them më shumë, përpos se jam njeriu më i lumtur në botë. Kjo çfarë kemi bërë ne këtë verë është e paharrueshme, pasi është hera e parë që Kosova e ka arritur një sukses të madh në sportet kolektive.

Jam shumë me fat që jam pjesë e këtij suksesi, por edhe e kombëtares së Kosovës. Nuk do të harroj asnjëherë këtë ndjenjë.

Tifozët ishin të mrekullueshëm, thjesht fantastik. Është kënaqësi të luash në një sallë të mbushur me më shumë se 2000 shikues. I falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur gjatë gjithë fazës përgatitore, si dhe ciklit parakualifikues”, tha Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat