Ky është orari i Kosovës, me 23 nëntor takohet me superfuqinë evropiane

Basketboll

Ky është orari i Kosovës, me 23 nëntor takohet me superfuqinë evropiane

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 14:34
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të enjten e ka mësuar grupin ku do të luaj në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova në shortin që sot është tërhequr në Munich të Gjermanisë është draftuar në Grupin C së bashku me Lituaninë, Poloninë dhe Hungarinë.

Ndeshjen e parë Kosova do të luaj si nikoqire më 23 nëntor kundër Lituanisë.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja jonë të shtunën që e lamë pas e ka siguruar një vend në mesin e 32 kombëtareve që do të luajnë në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës. Kjo fazë e garave do të luhet në 6 dritare, që fillojnë në muajin nëntor 2017 dhe përfundojnë në shkurt të vitit 2019.

Grupin dhe orarin e Kosovës mund ta gjeni mëposhtë:

Grupi C:

1.     Polonia

2.     Kosova

3.     Lituania

4.     Hungaria

Orari:

23 nëntor 2017

Polonia - Hungaria

Kosova - Lituania

26 nëntor 2017

Lituania - Polonia

Hungaria - Kosova

23 Shkurt 2018

Polonia - Kosova

Lituania - Hungaria

26 shkurt 2018

Hungaria - Polonia

Lituania - Kosova

28 Qershor 2018

Kosova - Hungaria

Polonia - Lituania

1 Korrik 2018

Kosova - Polonia

Hungaria - Lituania

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat