Shoshi i Prishtinës

Basketboll

Shoshi i Prishtinës

Nga: K.Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 16:18
Lis Shoshi e Blerand Stavileci

Sigal Prishtina, kampion i Kosovës, ka bërë ndër përforcimet më të mëdha dhe që e bënë edhe më të fortë për të gjitha garat në edicionin e ri. Bardhekaltrit janë përforcuar me basketbollistin Lis Shoshin, i cili së fundi ka qenë pjesë e një ekipit në Ligën NCAA, Little Rock, tani do të jetë pjesë e bardhekaltërve.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit, Blerand Stavileci. “Përmbyllet kampanja e përforcimeve me supertalentin shqiptar Lis Shoshi”, shkruan Stavileci. Prishtina përgatitet për garën prestigjioze, Champions Leaguen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat